Bota

VIDEO/ Vajza i kërkoi të bënin një foto, kryebashkiakut i "ngrin" buzëqeshja kur mëson arsyen

Gjithçka ndodhi kur Zervas po ecte në shëtitoren Nea Paralia, i veshur me maskën e tij, në përputhje me rekomandimet për turmë. Më pas, një grua i kërkoi të bënte një foto. Zervas dhe ajo hoqën maskat për të shkrepur foton me kryebashkiakun duke buzëqeshur.

11 Korrik 2022, 18:06 Nga d.a.

VIDEO/ Vajza i kërkoi të bënin një foto, kryebashkiakut i

GREQI- Kryebashkiaku i Selanikut Konstantinos Zervas pati një incident të papritur gjatë shëtitjes së tij në Nea Paralia, ku buzëqeshja e tij fillestare "ngriu" kur një banore i shpjegoi se pse donte të bënte një fotografi me të.

Sipas mediave vendase, gjithçka ndodhi kur Zervas po ecte në shëtitoren Nea Paralia, i veshur me maskën e tij, në përputhje me rekomandimet për turmë. Më pas, një grua i kërkoi të bënte një foto. Zervas dhe ajo hoqën maskat për të shkrepur foton me kryebashkiakun duke buzëqeshur.

Por sapo mbaroi fotografia qytetarja e falenderoi por në një mënyrë aspak të hijshme aq sa e çuditi kryebashiakun.

Faleminderit, doja të bëja një foto me kryebashkiakun më të dështuar që ka kaluar ndonjëherë nëpër Selanik”, tha gruaja e papritur, siç shihet edhe në video. Zervas u shtang për një moment dhe pati një qëndrim të ftohtë por më pas duke buzëqeshur vendosi maskën dhe vazhdoi.

@lubentv Τύπισσα πετσοκόβει τον δήμαρχο Θεσσαλονίκης ζητώντας φώτο #selfie #funny #lubentv #luben #thessaloniki #salonica #Zervas ♬ original sound - Luben

konstantinos zervas selanik

Sondazh

Poll