Bota

"U kërkoj falje nënave", Abazoviç sqaron deklaratën për gjenocidin në Srebrenicë

Deklarata e kryeministrit të Malit të Zi u ka kërkuar falje nënave për mendimin e tij ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

11 Korrik 2022, 17:11 Nga s.s
"U kërkoj falje nënave", Abazoviç sqaron
Dritan Abazoviç

MALI ZI- Deklarata e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po konsiderohet e turpshme për gjenocidin e kryer 27 vite më parë mbi Srebrenicë.

Në një postim në Telegram ai ka shkruar: “U kërkoj falje nënave të Srebrenicës për mendimin e shprehur në mënyrë të paqartë. Dihet se çdo vepër varet nga qëllimi i saj. Qëllimi im është paqja. Gjenocidi i kryer kundër boshnjakëve në Srebrenicë të mos përsëritet ndaj askujt”.

Ky kërkim faljeje vjen pasi familjarët e viktimave të gjenocidit, shoqatave dhe përfaqësuesve të partive politike në Mal të Zi, kanë thënë se Abazoviq relativizoi gjenocidin në Srebrenicë.

Pas kësaj deklarate, familjarët e viktimave dhe shoqatat i kërkuan kryeministrit që të kërkojë falje sepse definicioni i gjenocidit thotë se ai përbën “synimin për të shkatërruar plotësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor apo fetar”.

“Gjenocidi nuk u krye kundër boshnjakëve, por kundër njerëzve, dhe nuk u krye nga ushtritë, por nga politikanët, politika e së keqes, politika e vdekjes dhe politika e mashtrimit”, tha Abazoviç, në përkujtim të 27-vjetorit të gjenocidit kundër boshnjakëve në Srebrenicë.

gjenocidi ne srebrenice dritan abazoviq

Sondazh

Poll