Bota

Rreth 100 persona në Han të Elezit dyshohet se janë helmuar nga uji, Ballazhi: Janë jashtë rrezikut për jetën

Ballazhi tha se IKSHPK ka marrë disa mostra dhe pritet që kur të dalin rezultatet të kuptohet shkaku i këtij helmimi.

11 Korrik 2022, 17:35 Nga d.a.
Rreth 100 persona në Han të Elezit dyshohet se janë helmuar nga
Hani i Elezit

KOSOVË- Rreth 100 persona dyshohet se janë helmuar në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit në Kosovë, ku kryetari i kësaj komune, Mehmet Ballazhi tha se gjendja e të helmuarve është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave vendase, Ballazhi tha se IKSHPK ka marrë disa mostra dhe pritet që kur të dalin rezultatet të kuptohet shkaku i këtij helmimi.

“Bëhet fjalë vetëm për banorët e fshatit Gorancë. Dyshimet janë se janë helmuar nga uji i pijës, por ne nuk e dimë saktësisht”, tha ai.

Gjithashtu, kreu i komunës së Hanit të Elezit tha se personat e helmuar kanë filluar të shkojnë në QKMF rreth orës 20:00 të ditës së diel.

Të helmuarit kanë pasur simptoma të vjelljes, të barkqitjes dhe temperaturës. Helmimi dyshohet se mund të ketë ardhur nga uji, megjithatë nuk ka ende ndonjë analizë se nga saktësisht vjen ky helmim”, tha Ballazhi.

Kryetari i Hanit të Elezit dyshon se reshjet e fundit të shiut mund ta kenë shkaktuar krejt këtë.

Shumica e banorëve furnizohen nga ujësjellësi, që i ka dy burime. Njëri është me rënie të lirë, ndërsa tjetrin e kemi funksonalizuar para pak ditësh dhe me reshjet e fundit që kanë ndodhur, sigurisht dyshohet më shumë se vetëm nga reshjet e shiut mund të ketë ndonjë helmim. Kjo është vetëm dyshim, nuk ka diçka që është e saktë”, tha ai.

Ballazhi tha se të gjithë ata që nuk u ndjenë mirë, u trajtuan në QKMF-në e Hanit të Elezit si dhe në ambulantën e fshatit.

helmim ne han te elezit mehmet ballazhi

Sondazh

Poll