Bota

Lufta në Ukrainë, Gjermania frikësohet se reduktimi i gazit nga Rusia mund të jetë i përhershëm

BBC shkruan se  ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck paralajmëroi se vendet e BE-së duhet të përgatiten në rast se dërgesat e gazit nuk do të rifillojnë.

11 Korrik 2022, 18:10 Nga I.A

Lufta në Ukrainë, Gjermania frikësohet se reduktimi i gazit nga

GJERMANI- Furnizimi me gaz natyror rus në Gjermani nëpërmjet tubacionit Nord Stream 1 të Detit Baltik është ndërprerë për 10 ditë për punë të mirëmbajtjes vjetore. BBC shkruan se ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck paralajmëroi se vendet e BE-së duhet të përgatiten në rast se dërgesat e gazit nuk do të rifillojnë.

Ai ka akuzuar Kremlinin për përdorimin e gazit "si armë" në përgjigje të sanksioneve të BE-së për luftën në Ukrainë. Habeck pranoi se Gjermania ishte bërë shumë e varur nga gazi rus. Ai e përshkroi atë si një gabim të rëndë politik, të cilin po përpiqen ta korrigjojnë.

Ai tha se dy terminale lundrues për dërgesat e gazit natyror të lëngshëm (LNG) do të jenë gati deri në fund të vitit. Në mesin e qershorit, firma shtetërore ruse e gazit Gazprom shkurtoi rrjedhat e gazit përmes Nord Stream 1 në vetëm 40% të kapacitetit të tubacionit. Ai fajësoi një vonesë në kthimin e pajisjeve që po servisoheshin nga Siemens Energy e Gjermanisë.

Qeveria kanadeze thotë se tani do të kthejë një turbinë të riparuar Siemens në Gjermani për tubacionin. Ky veprim zemëroi qeverinë ukrainase, e cila akuzoi Kanadanë për përshtatjen e sanksioneve të vendosura ndaj Moskës për tekat e Rusisë. Qeveria gjermane është e shqetësuar se furnizimet me gaz mund të reduktohen ose të ndërpriten përgjithmonë.

Mirëmbajtja e tubacioneve është normale çdo verë, kur kërkesa për gaz është më e ulët se në dimër, por shqetësimi është se Rusia mund të mos i hapë rubinetat. Mbyllja e tubacionit po prek gjithashtu Italinë, ku grupi energjetik Eni tha se do të merrte rreth një të tretën më pak gaz nga Gazprom i Rusisë të hënën krahasuar me vëllimet mesatare të furnizuara gjatë ditëve të fundit.

robert habeck nord stream 1

Sondazh

Poll