Bota

Zbuloni orarin ideal se kur duhet të postoni në rrjetet sociale

Orari ideal pë të postuar në rrjetet sociale më shumë janë gjatë ditës.

11 Korrik 2022, 17:56 Nga s.s
Zbuloni orarin ideal se kur duhet të postoni në rrjetet sociale
Rrjetet sociale

TIRANË- Rrjetet sociale luajnë një rol të rëndësishëm në marketing, shitje, reklamim dhe më tej, prandaj është thelbësore për kompaninë tuaj të ketë adresa në rrjetet sociale dhe vazhdimisht të ketë praktika evoluese.

Sipas studimeve, pandemia i ka bërë njerëzit të jenë më aktiv në rrjetet e tyre sociale. Këtë vit rrjetet sociale kanë 44 miliardë përdorues dhe 71% konsumatorë në Instagram, Facebook dhe Twitter.

Orari ideal për të postuar në Instagram është gjatë të hënave në 11 të mëngjesit, të martave dhe mërkurave nga ora 10 e mëngjesit ose në 1 të drekës dhe të premteve nga ora 10 e mëngjesit ose në 11 të mëngjesit. Ditët që janë më të mira për të postuar në Instagram ku ka më shumë fluksitet përdoruesish janë të martat dhe të mëkurat, ndërsa ditët më të këqija janë të dielat.

Në Twitter orari ideal për të postuar janë të hënat, të martat, të mërkurat, të premtet dhe të shtunat në 9 të mëngjesit. Ditët që janë më të mira për të postuar në Twitter janë gjatë të martave dhe mërkurave, ndërsa ditët më të këqija për të postuar jan të dielat.

Ndërsa në Facebook, orari ideal për të postuar është nga e hëna në të martë nga ora 1 deri në 3 të drekës, të mëkurave në nga ora 11 e mëngjesit deri në 1 të drekës, të enjten nga ora 5 e pasdites deri në 8 të darkës dhe të premteve gjatë orës 11 të mëngjesit. Gjithashtu, ditët më të mira për të postuar në Facbook janë të martave dhe të premteve dhe ditët më të këqija për të postuar është dita e shtunë.

twitter facebook instagram rrjete sociale

Sondazh

Poll