Bota

E rëndë në Prishtinë, një person tenton të vrasë veten para Qeverisë dhe Kuvendit

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prishtinës , Daut Hoxha i cili tha se njësitet e policisë reaguan me shpejtësi.

11 Korrik 2022, 16:22 Nga d.a.
E rëndë në Prishtinë, një person tenton të
Kosove

KOSOVË- Një person ka lënduar veten e tij me thikë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Daut Hoxha i cili tha se njësitet e policisë reaguan me shpejtësi.

Më datë 11.07.2022. rreth orës 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë Menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë)”, tha ai.

Hoxha nuk dha detaje për gjendjen shëndetësore të personit, i cili është transportuar në spitalin e Prishtinës.

“Është njoftuar ndihma e shpejtë e cila poashtu ka arritur në vendin e ngjarjes. Lidhur me nivelin e lëndimeve të shkaktuara mund t’u adresoheni autoriteteve kompetente shëndetësore”, tha ai.

Policia është duke kryer hetime në lidhje me rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes së stome.

daut hoxha veteplagoset i riu ne kosove

Sondazh

Poll