Bota

Erdogan telefonon Putin, diskutuan për korridoret për eksportin e grurit ukrainas

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës turke, gjatë bisedës Putin-Erdogan, përveç situatës në Siri, është diskutuar edhe për luftën në Ukrainë dhe për krijimin e korridoreve të sigurta për eksportin e grurit në Detin e Zi.

11 Korrik 2022, 16:05 Nga d.a.
Erdogan telefonon Putin, diskutuan për korridoret për eksportin e
Putin dhe Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pati një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të hënën. Gjatë këtij komunikimi, presidenti turk deklaroi se është koha që OKB-ja të veprojë për planin për hapjen e një korridori të sigurt për eksportin e drithit në Detin e Zi.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës turke, gjatë bisedës Putin-Erdogan, përveç situatës në Siri, është diskutuar edhe për luftën në Ukrainë dhe për krijimin e korridoreve të sigurta për eksportin e grurit në Detin e Zi.

Duke theksuar se i kushton rëndësi zgjerimit të mekanizmit ndërkufitar në Siri, Erdogan tha se është koha për të ndërmarrë veprime për planin e Kombeve të Bashkuara për të krijuar korridore të sigurta për eksportin e drithit në Detin e Zi.

Duke përsëritur se lufta midis Ukrainës dhe Rusisë duhet të përfundojë me një marrëveshje paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë përmes negociatave, Erdogan tha se Turqia është e gatshme të kontribuojë në çdo mënyrë të mundshme për ringjalljen e procesit të negociatave.

rexhep taip erdogan vladimir putin dritherat e ukraines

Sondazh

Poll