Sport

Ideja ‘e çmendur’ e Monzas, Galliani ëndërron edhe Suarez: “Nuk e mohoj…”

Drejtori i përgjithshëm i klubit të pomovuar këtë sezon në Seria A konfirmon: "Do të vijnë një ose dy sulmues"

10 Korrik 2022, 20:24 Nga DOSJA
Ideja ‘e çmendur’ e Monzas, Galliani ëndërron edhe

ITALI - Luis Suarez është një nga emrat e mëdhenj që mundet t’i bashkohen Monzas për sulmin. Pas Icardit, Dybalas dhe Cavanit, edhe sulmuesi i liruar nga Atletico Madrid përfundoi në ambiciet e Adriano Gallianit. 

Drejtori i përgjithshëm i Mozas konfirmoi interesimin e klubit të sapo promovuar në Seria A: "Kontakt me Suarezin? Kam një kujtesë të shkurtër, nuk e konfirmoj dhe nuk e mohoj, ka shumë lojtarë që do të donin të vinin te Monza e Silvio Berlusconit,"- fjalët tij për ‘Sportitalia’. 

Galliani megjithatë konfirmoi se po kërkon përforcime për repartin ofensiv të Stroppas: “Do të vijnë një ose dy sulmues, dua ta mbyll gojën dhe nuk do të them asgjë tjetër”. 

Monza ka ëndërra të mëdha, por synimi nuk është Champions League: “Berluskoni nuk më kërkoi Europën, të shkojmë me qetësi, unë vura një bast, pikërisht atë të vendit të dhjetë, që do të jetë një rezultat i mrekullueshëm”.

Klubi i Monzas është shumë aktiv jo vetëm në treg: "Stadiumi? Do të bëjmë përafërsisht atë që u bë në Udine me ‘Dacia Arena’, jo këtë vit, por vitin e ardhshëm do të prishim Curva Sud dhe do të bëjmë një më të madh".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll