Sport

Partizani kërkon ndihmën e tifozëve për ndeshjen me Saburtalon, dalin në shitje biletat

Partizani ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e kthimit ndaj Saburtalos, e vlefshme për kualifikueset e Conference League.

10 Korrik 2022, 17:28 Nga DOSJA

Partizani kërkon ndihmën e tifozëve për ndeshjen me

TIRANË- Partizani ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e kthimit ndaj Saburtalos, e vlefshme për kualifikueset e Conference League. Çmimet fillojnë nga 400 lekë, e cila është kuota e caktuar për vendet e tribunës pas porte, deri në 3000 lekë të reja, që është caktuar për tribunën “VIP”.

Skuadra kryeqytetase pret që 'Air Albania' të jetë e mbushur për të shtyrë skuadrën drejt kualifikimit në raundin tjetër, me klubin që nëpërmjet një postimi në “Facebook” i ka ftuar tifozët të marrin biletën e tyre duke filluar nga dita e nesërme në pikën e shitjes, e cila është vendosur te stadiumi “Selman Stërmasi”.

Partizani kërkon ndihmën e tifozëve për ndeshjen me

E.Ç (Dosja.al)

partizani saburtalo

Sondazh

Poll