Sport

Mori bonusin dhe tani do të largohet, drejtuesit e Man.United tërbohen me Ronaldon, lajmin e zbulon 'The Sun'

Cristiano Ronaldo e ka vendosur, sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Manchester United teksa luzitani këmbëngul për t’u aktivizuar me një skuadër e cila ndryshe nga Djajtë e Kuq, mund të luajë në Champions League.

10 Korrik 2022, 16:54 Nga DOSJA
Mori bonusin dhe tani do të largohet, drejtuesit e Man.United tërbohen
Cristiano Ronaldo

ANGLI- Cristiano Ronaldo e ka vendosur, sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Manchester United teksa luzitani këmbëngul për t’u aktivizuar me një skuadër e cila ndryshe nga Djajtë e Kuq, mund të luajë në Champions League.

Mediat angleze kanë zbuluar se para se të vendoste largimin portugezi ka marrë një bonus gjashtëshifror.'The Sun' zbuloi se ylli portugez do të kishte marrë një bonus. Sipas burimeve pranë klubit, kjo nuk është pritur mirë nga stafi i klubit anglez.

Në deklaratë u bë e qartë se ky bonus i marrë nga kapiteni i Kombëtares portugeze nuk ka të bëjë fare me çështjen e besnikërisë, pra ai nuk është i detyruar të përmbushë vitin e mbetur të kontratës me Manchester United. Ky bonus përfshin disa çështje të të drejtave të imazhit dhe pagesave për arritjen e disa objektivave. Shuma nuk konfirmohet në lajme, por thuhet se mund të jetë afër 900 mijë euro.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo manchester united

Sondazh

Poll