Sport

Mjaftoi vetëm një fjalë! Zbulohet prapaskena, ja si Xavi bindi Kessie të firmoste me Barcelonën

Pas titullit të fituar me Milanin, Franck Kessie u transferua te Barcelona me parametra zero.

10 Korrik 2022, 16:28 Nga DOSJA
Mjaftoi vetëm një fjalë! Zbulohet prapaskena, ja si Xavi bindi
Kessie dhe Xavi

SPANJË- Pas titullit të fituar me Milanin, Franck Kessie u transferua te Barcelona me parametra zero. Mundo Deportivo zbulon se klubi katalanas ishte interesuar prej kohësh për mesfushorin, madje ishte një telefonatë nga trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez që bindi lojtarin të transferohej në Spanjë.

"Franck, kam nevojë për ty", ishte fjala e parë e Xavit. Trajneri i shpjegoi projektin e tij në detaje, duke e bërë Kessie të kuptojë se ka nevojë për një lojtar si ai. Në fund të fundit, Xavi ndau dhomën e zhveshjes me më shumë lojtarë fizikë si Seydou Keita dhe Yaya Touré.

E.Ç (Dosja.al)

xavi kessie

Sondazh

Poll