Sport

Mbrojtësi kroat e ka ‘verbuar’ Guardiolën, ai do të synohet nëse largohet Aké...

Qendërmbrojtësi 20-vjeçar Josko Gvardiol është një nga të preferuarit prej Cityt, por Leipzig nuk e ka ndërmend të ndahet lehtë me të.

10 Korrik 2022, 18:03 Nga DOSJA
Mbrojtësi kroat e ka ‘verbuar’ Guardiolën, ai do të

ANGLI - Sipas Fabrizio Romano, Manchester City i Pep Guardiolës është ende i vendosur të nënshkruajë me një qendërmbrojtës, nëse holandezi Nathan Aké do të largohet për te Chelsea. Një nga të preferuarit e klubit 'qytetar' është mbrojtësi i ri kroat Josko Gvardiol, 20 vjeç, i cili luan për Leipzig.

Megjithatë, problemi për Manchester Cityn është se Leipzig nuk ka ndërmend ta lërë Gvardiol të largohet. Zakonisht kroati luan si qendërmbrojtës, por mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë.  Gvardiol bëri paraqitjet e tij të para në kategoritë më të ulëta të Trešnjevka (2009-10), përpara se të kalonte te Dinamo Zagrebit. 

Ishte viti 2019 kur ai debutoi në ekipin e parë të Dinamos. Vetëm një vit më vonë, në vitin 2020, ai nënshkroi për Leipzig, por në 2020-2021 vazhdoi te Dinamo e Zagrebit, në formë huazimi. Ai luajti në sezonin 2021-22 me Leipzig, ku arriti të bëhej titullar. 

Ai debutoi në Champions League pikërisht kundër Manchester Cityt, i cili fitoi 6-3. Në tokën gjermane, Leipzig triumfoi 2-1 ndaj skuadrës së Pep Guardiolës. Gvardiol dha një kontribut të dukshëm që Leipzig të fitojë Kupën e Gjermanisë për herë të parë dhe të arrinte në gjysmëfinale të Europa League për herë të parë.

Sa i përket Aké, holandezi dëshiron më shumë kohë për të luajtur dhe tashmë ka arritur një marrëveshje me Chelsean. Por, marrëveshja mes klubit ‘blu’ dhe Cityt mungon. Chelsea ka ofruar për Aké deri 47 dhe 53 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll