Sport

F1/ Ferrari përfundon i djegur! Sainz del me shpejtësi nga makina

Piloti i Ferrarit Carlos Sainz nuk e mbyll garën e Çmimit të madh të Austrisë.

10 Korrik 2022, 16:39 Nga DOSJA
F1/ Ferrari përfundon i djegur! Sainz del me shpejtësi nga makina
Carlos Sainz

AUSTRI- Piloti i Ferrarit Carlos Sainz nuk e mbyll garën e Çmimit të madh të Austrisë. Në xhiron e 57-të, piloti spanjoll i Ferarit, pati disa probleme në makinën e tij, gjë që bëri të dilte nga pista.

Ai filloi të tundte krahët duke kërkuar ndihmë nga stjuardët. Më në fund, Carlos Sainz mundi të dilte me shpejtësi nga makina, duke u larguar nga rreziku dhe komisarët e pistës fikën zjarrin. Ferrari i tij përfundoi i djegur dhe Carlos Sainz largohet i dëshpëruar duke dalë nga gara me zero pikë.

E.Ç (Dosja.al)

sainz ferrari

Sondazh

Poll