Sport

HISTORI/ Ndeshja e 'turpit' Gjermani-Austri: "Ishte e manipuluar!" Flasin protagonistët...

“E dinim se çfarë do të ndodhte”, kujton Madjer, që ishte ylli i Algjerisë në Botërorin ’82 të Spanjës, një skandal i pagëzuar si “Fatkeqësia e Gijón”.

10 Korrik 2022, 16:05 Nga DOSJA

HISTORI/ Ndeshja e 'turpit' Gjermani-Austri: "Ishte e

SPANJE - Kishin kaluar tri ditë kur oficeri i policisë Alexander Kluemper hyri në gjykatën e qytetit të Oldenburgut për të denoncuar kombëtaren e Gjermanisë, për fyerje të vendit dhe nderit kombëtar. Ai akuzoi paktin mes gjermanëve dhe austriakeve në ‘El Molinón’ për të vulosur një 1-0 ndeshjen midis tyre, duke lënë jashtë garës Algjerinë, fituese kundër teutonëve në ditën e pare të Botërorit. ‘Fatkeqësia e Gijonit’, siç e quajnë ende atë ndeshje, ishte aq e madhe sa që edhe arbitri harroi të largonte nga austriakun Schachner, edhe pse me dy kartonë të verdhë. Kluemper përfundoi duke tërhequr padinë, por koha e bëri të qartë se ai kishte të drejtë.

Rabah Madjer lëshon një të qeshur, ndërsa ‘Front Page’ i tregon atij këtë histori nga mbi 40 vjet më parë. "Ka kaluar një kohë e gjatë, por kjo është diçka që ne algjerianët do ta kemi gjithmonë të gdhendur në zemrat tona. E dinim se çfarë do të ndodhte, por u mblodhëm në hotel për të parë ndeshjen. Kishim mundur Kilin atë ditë më parë në Oviedo. Të gjithë e kishin të qartë se gjermanët dhe austriakët do të binin dakord për 1-0. Por ishte shumë e pacipë. Hrubesch shënoi pas 10 minutash dhe gjithçka që pasoi ishte e pavlefshme për ne",- thotë ish-futbollisti algjerian.

Askush nuk kishte nevojë për prova dhe skuadrat fajtore nuk u përpoqën shumë për të mbrojtur, se asgjë e pazakontë nuk kishte ndodhur. Vite më vonë, Schumacher, portieri i Gjermanisë në Kupën e Botës në Spanjë, u takua me Madjer në Algjeri. “Ne folëm shumë për atë lojë dhe ai më tha se gjithçka ishte rregulluar, se rezultati 1-0 ia vlente të dyve. Austria do të ishte e dyta në grup, por ai pozicion i mjaftonte atyre, që të mos luante në fazën tjetër me Spanjën dhe Anglinë”.

HISTORI/ Ndeshja e 'turpit' Gjermani-Austri: "Ishte e
Rabah Madjer, ish-ylli Algjerisë

Edhe pse ishte me fat në këtë, Gjermania nuk doli në gjysmëfinale. Edhe pse të gjithë e dinim, ishte e vështirë ta dëgjonim. “Një gjerman tjetër, Hans-Peter Briegel, ishte i pari trim për ta pranuar. Dhe kërkoi falje për atë që kishin bërë.Kjo e nderon atë”, shpjegon ai Madjer. Plaga është e vjetër, por është një plagë që dhemb sa herë e prek. "Askush nuk hetoi asgjë. Një vend i vogël pa traditë të Kupës së Botës u la jashtë. Por të gjithë e panë atë," argumenton Madjer. 

Gjithë ai hidhërim që kalimi i viteve mezi ka mundur ta qetësojë, nuk i bën Madjerin dhe Algjerinë të harrojnë këtë ‘bëmë’, fitoren ndaj Gjermanisë që e ktheu përmbys Botërorin në Spanjë. "Gjermania ishte një ekip plot me lojtarë të mëdhenj, kampion i Europës dy vjet më pare,"- kujton Madjer. Titujt e zhurmshëm e shoqëruan atë ndeshje. “Gjermania dhe Austria, pa turp” ishte titulli i ‘MARCA’-s që shtonte se “pasi Gjermania shënoi, filloi një komedi famëkeqe”, madje duke përdorur termin “grabitje me armë”.

Kthesa më e shkëlqyer u luajt në 'El Comercio', një gazette në Gijón, ku drejtori i saj, Francisco Carantoña, vendosi të çonte kronikën e ndeshjes, pa nënshkrim, në faqet e ngjarjeve, së bashku me lajmin e grabitjes së dy lokaleve. "Mashtrim për 40.000 spektatorë" ishte titulli në një faqe të dyfishtë. Si pasojë e golit të Hrubesch dhe përballë episodit të turpshëm që po shihej prej 80 minutash, publiku filloi të brohoriste ¡tongo, tongo!, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit të FIFA-s, Joao Havelange.

HISTORI/ Ndeshja e 'turpit' Gjermani-Austri: "Ishte e
10' - Goli i Hrubesh që i dha fitoren 1-0 Gjermanisë

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll