Sport

City blen dhe shet midis 50 dhe 60 milionëve, një sinjal për Barcelonën…

Torres, Gabriel Jesus dhe së shpejti Sterling dhe Aké, janë larguar ose largohen për shifra shumë të ngjashme, ndërkohë që Haaland dhe Kalvin Phillips mbërrijnë në Manchester për një tarifë të ngjashme.

10 Korrik 2022, 18:48 Nga DOSJA
City blen dhe shet midis 50 dhe 60 milionëve, një sinjal për

ANGLI - Manchester City ka nisur një sezon shumë produktiv, sa i përket shitjet së lojtarëve të tepërt. Dhe, duke pasur parasysh tregun e tij global, mund të thuhet se City ka vënë një kufi midis shitjever dhe blerjeve që luhatet pothuajse matematikisht nga 50 deri në 60 milionë euro. 

Ky është një informacion më shumë për Barcelonën, e cila ka ende një lojtar të Cityt në axhendën e saj, në rast se Frenkie de Jong largohet përfundimisht nga ‘Camp Nou’. Ky është mesfushori 27-vjeçar Bernardo Silva. Në Mançester, portugezin e kanë vlerësuar fillimisht 80 milionë euro, dukshëm mbi shifrën standarde ku lëviz.

Në janar 2022, Barcelona pagoi 55 milionë euro në terma fikse dhe 10 në variabla për Ferran Torres, i cili ishte 21 vjeç dhe kontrata e tij përfundonte në vitin 2025. Pak ditë më parë, Arsenali pagoi 53 milionë euro për 25-vjeçarin. Sulmuesi brazilian Gabriel Jesús, i cili i jepte fund lidhjes kontraktuale në vitin 2023.

Në të ardhmen e afërt pritet të zyrtarizohet transferimi te Chelsea i 27-vjeçarit anësor anglez Raheem Sterling, me kontratë 'qytetare' deri në vitin 2023, për 56 milionë euro, duke përfshirë variablat. Gjithashtu është edhe mbrojtësin holandez 27-vjeçar Nathan Aké, për një shumë që do të variojë, sipas Fabrizio Romano, mes 47 dhe 53 milionë euro. Aké ka nënshkruar me Cityn deri në vitin 2025.

Edhe në blerjet e tij të fundit strategjike, City po lëviz në të njëjtën mënyrë siç u përmend. Ai ra dakord në maj me Borussia Dortmundin për transferimin e Erling Haaland, golashënuesin në modë në Europë, për 60 milionë euro dhe për mesfushorin anglez Kalvin Phillips, 26 vjeç, ai ra dakord të paguante 52 milionë euro te Leeds javën e kaluar.

Marrëdhëniet midis Barçës dhe Cityt janë miqësore, ndër të tjera, sepse ka shumë ish-personalitete të Barcelonës në organet e pushtetit të klubit të ‘Etihad’-it. Logjikisht, biznesi është biznes, por duhet të ketë gjithmonë një harmoni të mirë mes klubeve, për të ditur më shumë se në çfarë parametrash lëvizet në treg. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll