Aktualitet

Qëlloi me grusht policin e bashkisë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë. E pëson dhe shoku i tij

1 Gusht 2019, 13:23 Nga DOSJA
Qëlloi me grusht policin e bashkisë, arrestohet 32-vjeçari

TIRANË- Një 32-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë pas një sherri me një polic bashkiak. Sipas Policisë së Tiranës mësohet se konflikti ka ndodhur sot në mesditë në rrugën “Dritan Hoxha”, teksa 32-vjeçari po vendoste kangjella në trotuar.

“Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. H., 35 vjeç, banuese në Tiranë për veprën penale ‘Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim një publik’”, shtohet më tej në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Kundërshtuan me dhunë shërbimet e Policisë Bashkiake, vihet në pranga një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”,  të shtetasit: M. A., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dhe disa persona të tjerë, më datë 31.07.2019, gjatë vënies së disa kangjellave në trotuarin e rrugës “Dritan Hoxha”, kanë goditur me grushta njërin nga punonjësit e policisë bashkiake dhe i kanë penguar ata për kryerjen e detyrës.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. H., 35 vjeç, banuese në Tiranë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim një publik”. Vijon puna për vënien para përgjegjësisë penale dhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32 vjeçari dhunohet polici i bashkise policia tirane sherri me policin e bashkise arrestohet 32 vjeçari dhunohet polici i bashkise policia tirane sherri me policin e bashkise

Sondazh

Poll