Aktualitet

Dalin detaje, kush është viktima në Durrës, s’shpëtoi dot nga breshëria e plumbave

1 Gusht 2019, 11:42 Nga DOSJA
Dalin detaje, kush është viktima në Durrës,

DURRES- Dosja.al mëson se viktima që iu mor jeta në Durrës gjatë një atentati me armë zjarri është Feriz Bardhi 40 vjeç.

Ai ka ndërruar jetë për shkak të plumbave që ka marrë gjatë të shtënave. Mjekët e Spitalit Rajonal të Durrësit e futën atë në sallën e operacionit, por ai nuk ia doli që të shpëtonte nga plumbat.

Viktima është i skeduar nga Policia e Shtetit, si i përfshirë në trafikun e drogës. Dyshimet e para janë se vrasja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Një atentat me armë zjarri tronditi qytetin e Durrësit. 40-vjeçari Feriz Bardhi u ekzekutua sot në mesditë tek dera e banesës së tij në lagjen nr.18. Viktima, i skeduar për trafik droge.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet feriz bardhi vrasje ne durres feriz bardhi vrasje ne durres

Sondazh

Poll