Aktualitet

Atentati në Durrës, policia jep detaje: Autorët ishin disa, e qëlluan dhe u larguan

1 Gusht 2019, 11:54 Nga DOSJA
Atentati në Durrës, policia jep detaje: Autorët ishin disa, e

DURRES- Policia e Shtetit ka dhënë detaje për atentatin që ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Feriz Bardhi. Policia e Shtetit, njofton se autorët ishin disa, dhe e kanë qëlluar e më pas janë larguar.

Njoftimi i plotë:

Më datë 01.08.2019, rreth orës 12:55, në lagjen Nr.18, Durrës, persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Një atentat me armë zjarri tronditi qytetin e Durrësit. 40-vjeçari Feriz Bardhi u ekzekutua sot në mesditë tek dera e banesës së tij në lagjen nr.18. Viktima, i skeduar për trafik droge.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet feriz bardhi vrasja ne durres feriz bardhi vrasja ne durres

Sondazh

Poll