Aktualitet

Sherr për pronën me vëllain, parandalohet konflikti i rëndë familjar në Sauk

1 Gusht 2019, 13:16 Nga DOSJA
Sherr për pronën me vëllain, parandalohet konflikti i

TIRANËNjë ngjarje e rëndë që nisi nga një konflikt pronësie është parandaluar mesditën e sotme. Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë në një konflikt familjar në Sauk, duke parandaluar dhe një tragjedi të mundshme.

Sipas informacioneve mësohet se është arrestuar një 43-vjeçar, i cili po konfliktohej me vëllain e tij për pronën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti familjar për motive pronësie. Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në Sauk po ndodhte një konflikt familjar.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë reaguar, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. B., 43 vjeç, pasi është konfliktuar fizikisht për motive pronësie me vëllain e tij 46 -vjeçar, i cili është dëmtuar dhe është dërguar në spital. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprimet të metejshme”, shkruan Policia në njoftimn për mediat.

Konfliktet për pronën në Shqipëri janë të shpeshta, pasi ky problem është shumë prezent. Dhe më herët Polcia ka ndërhyrë për të parandalaur sherre të tilla, por ka dhe familje të cilat e kanë zgjidhur çështjen me anë të gjykatave.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet konflikti per pronen policia tirane sherri me vellain sherri per pronen konflikti per pronen policia tirane sherri me vellain sherri per pronen

Sondazh

Poll