Aktualitet

Tronditet Durrësi, breshëri plumbash, vritet 40-vjeçari në atentat te dera e shtëpisë (EMRI)

1 Gusht 2019, 11:26 Nga DOSJA
Tronditet Durrësi, breshëri plumbash, vritet 40-vjeçari në

DURRËS- Feriz Bardhi, 40 vjeç ka mbetur i vrarë pas një atentati me armë zjarri që i është bërë mesditën e sotme në lagjen nr.18 në qytetin e Durrësit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personi që është ekzekutuar ka qenë tek dera e shtëpisë së tij në momentin kur disa persona të maskuar dhe të armatosur e kanë qëlluar me breshëri.

 

 

Arma e përdorur prej tyre ka qenë kallashnikov. Pasi e kanë qëlluar ata janë larguar nga vendi ku ndodhi krimi, dhe viktima u shoqërua për në spital, ku nuk ia doli dot që të shpëtonte.

Viktima Feriz Bardhi rezulton se është i skeduar edhe më herët nga Policia e Shtetit. Ai është arrestuar në vitin 2012 si pjesë e trafikut të drogës drejt Italisë. Policia, ndërkaq ka nisur kontrollet për të kapur autorët. Ende nuk ka informacione për dinamikën e plotë të ngjarjes.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet feriz bardhi nipi i ish-kryetarit te komunes rrashbull vrasje ne durres feriz bardhi nipi i ish-kryetarit te komunes rrashbull vrasje ne durres

Sondazh

Poll