Aktualitet

Aksioni anti-informalitet/ Tatimet kalojnë në “sitë” karburantet: Pa kupon s’ka biznes, në gusht kontrollohen 1200 pik

1 Gusht 2019, 11:26 Nga DOSJA
Aksioni anti-informalitet/ Tatimet kalojnë në “sitë”

TIRANË– Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj gjatë një konference për shtyp njoftoi se përgjatë gjithë muajit gusht do të kalohen në “sitë” pikat e karburanteve.

Në deklaratën e saj për shtyp, Ibrahimaj tha se janë 1200 pika karburanti dhe 3200 pompa që do të kontrollen për regjimin manual apo automatik duke paralajmëruar edhe masa të rrepta.

“Aksioni anti-informalitet në vijim të planit të masave që ka nisur në muajin gusht do të përqendrohet te karburantet. Pa kupon nuk ka karburant. Nga më të mëdhenjtë te të vegjlit, synohet formalizimi i ekonomisë. Me urdhër të ministres së Ekonomisë dhe Financave nga sot drejtoria e Tatimeve dhe drejtoria e Meteorologjisë do të nisin inspektime të përbashkëta për certifikimin e regjistrit. Inspektimi do të bëhet në të gjithë vendin për pompat. Certifikimi teknik dhe plumçosja do të bëhet nga drejtoria e Meteorologjisë. Ligji nuk lejon që karburantet të sheshin në regjim manual, nëse kanë probleme me pompën duhet të ndërpresin shitjen dhe të raportojnë te tatimet apo kompanitë e kasave. Gjatë muajve të fundit në shumë karburante ka rezultuar se bëhen ndërhyrje të pompave duke i kaluar nga automatik në manual, do i identifikojmë, certifikojmë në regjim. Nëse gjenden me regjim manual do të bllokohen. Kur janë automatik do të certifikohen. Nëse do të ketë raste të përsëritura inspektorët do të verifikojnë regjimin. Janë 1200 subjekte dhe 3200 pompa që do të kontrollohen,” deklaroi Delina Ibrahimaj.

Në fjalën e saj, Ibrahimaj bëri edhe bilancin e muajit korrik gjatë aksionit anti-informalitet duke theksuar se nga 1933 kontrolle në vijën bregdetare, nga ku 803 rezultuan me shkelje për regjistrimin e deklarimin e punonjësve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet delina ibrahimaj drejtoria e tatimeve pikat e karburanteve delina ibrahimaj drejtoria e tatimeve pikat e karburanteve

Sondazh

Poll