Aktualitet

Dalin VKM-të, studiuesi Piro Misha emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare

1 Gusht 2019, 12:37 Nga DOSJA
Dalin VKM-të, studiuesi Piro Misha emërohet drejtor i Bibliotekës

TIRANË– Këshilli i Ministrave ka emëruar studiuesin Piro Misha si drejtorin e ri të Biblotekës Kombëtare.

Misha është i njohur për punën e tij si studiues, përkthyes dhe publicist.

Studiuesi do të pasojë në detyrë Persida Asllanin, e cila u lirua nga detyra pak kohë më parë po me vendim të Këshillit të Ministrave.

Asllani e drejtoi Bibliotekën Kombëtare për pesë vite dhe pohoi se largimi nga detyra ishte për arsye personale.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Piro Misha emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bibloteka kombetare piro misha vkm bibloteka kombetare piro misha vkm

Sondazh

Poll