Aktualitet

Shakaja e Nikoll Lesit s’përtypet nga Bushati dhe Bejtja, reagojnë me vrap gazetarët: Fake News

1 Gusht 2019, 11:22 Nga DOSJA
Shakaja e Nikoll Lesit s’përtypet nga Bushati dhe Bejtja,

Tiranë- Për foton e publikuar nga Nikoll Lesi ku shfaqej ai bashkë me Andi Bushatin, Andi Bejtjan dhe Ylli Rakipi ka pasur reagime nga gazetarët.

Bejtja është shprehur se Nikoll Lesi është një fake news dhe se fotoja e publikuar është e shumë viteve më parë.

“Nikolle Lesi fake news. Nikolle Lesi ka botuar një fake news sikur unë, ai Andi Bushati dhe Ylli Rakipi, po drekojmë që në 11 të mëngjesit, sipas tij duke thurur plane për përmbysjen e Qeverisë….Kuptohet që foto është e shumë kohëve më parë…Unë jam në zyrë pandashëm nga Nënë Tereza, duke u lutur bashke me të mos na kapë tërmeti në zyrë a ne shpi, po o në det o në rrugë…”, , u shpreh Bejtja.

Nuk ka munguar edhe një reagim nga Andi Bushati i cili shprehet: “Hedh Nikollë Lesi një gur në lume dhe s’mbetet media një burimshe pa e marrë si te vërtetë…hajde mos i jep të drejtë “viktimës se këtij komploti” për paketën “antishpifje””.

Sqarojmë se në foton e publikuar me shaka Lesi shkruajti:  “Me Andi Bejtjen (majtas), Andi Bushatin dhe Ylli Rakipin. Seç po kurdis një plan kundër kryeministrit, ky Bushati!.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi bushati shakaja e nikoll lesit ylli rakipi andi bushati shakaja e nikoll lesit ylli rakipi

Sondazh

Poll