Aktualitet

Shpërthimi i argjendarisë në Bllok/ Pronarja 43-vjeçare nuk u mbijeton plagëve, humb jetën pas 15 ditëve

1 Gusht 2019, 11:18 Nga DOSJA

TIRANË– Pronarja e argjendarisë që shpërtheu në zonën e ish-Bllokut ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

43-vjeçarja Alma Pirra ka humbur jetën në repartin e djegie-plastikës në QSUT plot 15 ditë pas shpërthimit. 

Edhe pse Alma dhe Sokol Pirra kanë shkuar me këmbët e tyre në spital, sërish 43-vjeçarja nuk ia ka dalë t’u mbijetojë plagëve të marra nga shpërthimi edhe pse ka marrë gjithë mjekimin e nevojshëm.

Shpërthimi i ndodhur më 15 korrik që i kushtoi jetën 43-vjeçares plagosi bashkëshortin e saj, punonjësen 18-vjeçare dhe dy kalimtarë ndodhi për shkak të një gabimi njerëzor.

Pas hetimeve të kryera dyshohet se shkak ishte bërë rrjedhja e një bombole të vjetërsuar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alma pirro plagosen pronarët e argjendarisë shperthimi ne ish-bllok alma pirro plagosen pronarët e argjendarisë shperthimi ne ish-bllok

Sondazh

Poll