Aktualitet

Policia “e arrestoi”, flet Ferdinand Shehu: Jam në Itali, 1.5 mln eurot i kam nga shitja e një hoteli

1 Gusht 2019, 10:48 Nga DOSJA
Policia “e arrestoi”, flet Ferdinand Shehu: Jam në Itali, 1.5

TIRANË– Pas njoftimit të Policisë së ish-drejtori i ALUZIZNI-t të Tiranës është arrestuar pasi nuk kishte deklaruar 1. 5 mln euro, një reagim ka ardhur edhe nga Ferdinand Shehu. 

Në një reagim për Ora News, Shehu shprehet se paratë e sekuestruara ishin të ardhura të siguruara nga shitja e një hoteli.

Në reagimin e tij Shehu ka mohuar edhe arrestimin duke u shprehur se ndodhej në Itali. 

“Aktualisht ndodhem në Itali, nuk kam asgjë për të fshehur, do të kthehem në Shqipëri. 1.5 milionë eurot e sekuestruara janë të ardhura të siguruara nga shitja e një hoteli. Transaksioni që po kryeja ishte në përputhje me ligjet shqiptare, në rrugë bankare dhe noter. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të cilën nga ky moment është ngarkuar avokatja ime,”-u shpreh ai.

Policia njoftoi sot se Ferdinand Shehu është arrestuar sot për 1.5 milion euro pastrim parash. Shehu ka shërbyer për gati 6 vite si drejtori i ALUIZNI-t për Tiranën. Ai u shkarkua nga Shaban Memia, ish-kreu i ALUZNI-t për shkak të fshehjes së të kaluarës së tij komuniste, ku kishte qenë për 4 vite hetues.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinand shehu operacioni investimi pastrim parash ferdinand shehu operacioni investimi pastrim parash

Sondazh

Poll