Sport

Rybakina i shmanget përgjigjes për luftën në Ukrainë: "Nuk e kuptoj pyetjen, anglishtja ime nuk është shumë e mirë"

Kampionia e ‘Wimbledonit’, e cila ka të gjithë familjen e saj në Rusi, nuk ka dashur të vlerësojë luftën në Ukrainë

9 Korrik 2022, 21:47 Nga DOSJA
Rybakina i shmanget përgjigjes për luftën në Ukrainë:

ANGLI - Elena Rybakina përfaqëson Kazakistanin, por ka lindur dhe jeton në Moskë.  Ishte e pashmangshme që kampiones së re të ‘Wimbledon’ të mos i kërkohej mendimi për luftën e nisur nga Vladimir Putin në Ukrainë.

Rybakina e shmangu përgjigjen, si të gjithë tenistët rusë që janë marrë në pyetje muajt e fundit. “Nuk e kuptoj pyetjen, anglishtja ime nuk është shumë e mirë”, tha ajo. Elena e flet në mënyrë perfekte gjuhën angleze, pasi ajo jeton prej kohësh në qarkun profesionist të femrave.

"Kam përfaqësuar Kazakistanin prej vitesh, kam mbrojtur flamurin e tyre në disa lojëra dhe e vlerësoj shumë mbështetjen e tyre. Në fakt kam parë flamuj në tribuna",- deklaroi anëtarja më e re e All England Club.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll