Aktualitet

Me kanabis poshtë sediljes së makinës, arrestohen tre të rinj në Himarë

1 Gusht 2019, 10:19 Nga DOSJA
Me kanabis poshtë sediljes së makinës, arrestohen tre të

HIMARË– Tre persona janë arrestuar pasi po udhëtonin me një automjet, në të cilin kishte lëndë narkotike.

Gjatë ndjekjes është bërë i mundur bllokimi i mjetit në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”,  dhe poshtë sediljes së shoferit janë gjetur 39 qese të vogla farmaceutike me kanabis.

23-vjeçari me iniciale V. P., banues në Vlorë është arrestuar pasi akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërsa O. R., 34 vjeç dhe A. M., 24 vjeç, të dy banues në Vlorë janë arrestuar për  “Moskallëzim krimi”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Himarë

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla

Vihen në pranga nga policia 3 shtetas.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se 3 persona po udhëtonin me një automjet, në të cilin dyshohej se kishte lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, FNSH-së së Fierit janë vënë në ndjekje të automjetit.

Gjatë ndjekjes është bërë i mundur bllokimi i mjetit në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”, Himarë ku pas kontrollit të ushtruar, poshtë sediljes së shoferit janë gjetur 39 qese të vogla farmaceutike, të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë, drejtuesin e mjetit, shtetasin V. P., 23 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, janë arrestuar edhe dy shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjet, O. R., 34 vjeç dhe A. M., 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona ne himare himarë trafik kanabisi arrestohen tre persona ne himare himarë trafik kanabisi

Sondazh

Poll