Aktualitet

‘Nuk më zë gjumi nga qejfi’/ Rama publikon deklaratën e Artan Imamit, aktori rikujton bisedën me Kadarenë

1 Gusht 2019, 09:54 Nga DOSJA
‘Nuk më zë gjumi nga qejfi’/ Rama publikon deklaratën

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale deklaratën e aktorit Artan Imami lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar.

Imami ka shprehur dakordësinë e tij për një godinë të rë të Teatrit Kombëtar që do t’u shërbejë artistëve dhe publikut.

“Mua nuk më zë gjumi nga qejfi se do të bëhet një teatër i ri modern, në vend të këtyre pamjeve të tmerrshme që shohim me gjendjen aktuale. Më vjen ndër mend një takim i vitit ‘87 apo ‘88 me Ismail Kadarenë dhe ndërkohë që po bisedonim, dikush e pyeti se si duket niveli i teatrit. Ai ia kishte ngulur sytë në një qoshe të tavanit, ku po binte suvaja dhe thotë: Po ja, ashtu si kjo godinë,”-tha Imami. 

Postimi i plotë:

Ndërkohë tek Teatri Kombëtar vijon qëndresa e aktorëve dhe aktivistëve që janë kundër shembjes së godinës. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka nënshkruar një kontratë ditën e djeshme me Partinë Demokratike, për të ruajtur godinën dhe për ta restauruar atë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan imami edi rama ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar artan imami edi rama ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll