1.5 mln euro pastrim parash/ Ish-zyrtari i ALUIZNI-t u shkarkua nga Shaban Memia, fshehu të kaluarën si hetues
1 Gusht 2019, 09:36Nga DOSJA
TIRANË- Dosja.al sjell detaje për ish-zyrtarin e arrestuar sot nga Policia për pastrim parash. Ai është Ferdinand Shehu, dhe është shkarkuar nga ish-kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia në vitin 2011. Ai u shkarkua nga detyra, pasi kishte fshehur të kaluarën e tij komuniste, ku kishte shërbyer si hetues në Vlorë.
Emërimi
Në qershor të vitit 2006, Ferdinand Shehu u emërua zëvendësdrejtor i Përgjithshëm pranë Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndërtimeve Informale.
Deri në vitin 2010, ai mbajti këtë post, nga i cili do të shkarkohej për t’u emëruar në Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t për Tiranën.
Ish-kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia, mori vendimin e shkarkimit të Shehut me motivacionin e mungesës së integritetit moral.
Motivacioni Fshehja e të kaluarës e para vitit 1992 ka sjellë shkarkimin e Shehut. Referuar dokumenteve, nga ana e ALUIZNI-t bëhen me dije dy detaje të jetëshkrimit të ish-zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, të cilat nuk figuronin të shkuara në CV.
“Përmes manipulimeve në jetëshkrim, duke lënë jashtë tij një eksperiencë pune 4-vjeçare si hetues, në hetuesinë e rrethit të Vlorës (Urdhri nr.8, datë 22.8.1988 i Hetuesisë së Përgjithshme). Pa përfshirë këtu periudhën njëvjeçare të kryerjes se kursit, pranë Hetuesisë së Përgjithshme, gjithashtu e “fshirë” nga jetëshkrimi. Mungon në këtë jetëshkrim dhe detyra si efektiv në Ministrinë e Rendit Publik (shkresa nr. 272, datë 13.04.1992) në profilin e kriminalistikës”, thuhet në deklaratën e ALUIZNI-t.
Qeveria Berisha kishte rastin e parë të shkarkimit të një drejtori për shkak të fshehjes së të kaluarës së tij në kohën e komunizmit.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Pronarët e katër dyqaneve tek rruga e Kavajës kanë dalë sot në protestë me pretendimin se janë nxjerrë me forcë nga biznesi i tyre.Sipas njërit pre...
ITALI– Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të lëndëve narkotike. 17 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni të zhvilluar në Rom...
Tiranë- Disa ditë më parë u krijua Sindikata e Futbollistëve dhe kryetar i saj është zgjedhur Andi Lila. Synimi kryesor i kësaj sindikate është mbrojtja e futbo...
Lezhë- Një sherr masiv ka ndodhur një ditë më parë në plazhin e Shëngjit mes turistëve. Nuk dihet ende shkaku i sherrit ndërsa në konflikt janë përfshirë një n...
KARABURUN- Gjatë këtij sezoni veror delfinët kanë qenë e vetmja gjë që ju ka tërhequr vëmendjen pushuesve. Jo vetëm një, po disa delfinë kanë dalë në bregun e ...
Durrës– Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Maminas Gjiri i Lalëzit. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe është pë...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...