Sport

Merkato Milan/ Klubi kuqezi akord me Sanches, Ziyech braktis agjentin për t'u transferuar në Itali

Renato Sanches i ka idetë e qarta për të ardhmen e tij. Mesfushori deklaroi se tashmë është gati të largohet nga Lille për të provuar një eksperiencë të re.

9 Korrik 2022, 12:24 Nga DOSJA

Merkato Milan/ Klubi kuqezi akord me Sanches, Ziyech braktis agjentin për

ITALI- Renato Sanches i ka idetë e qarta për të ardhmen e tij. Mesfushori deklaroi se tashmë është gati të largohet nga Lille për të provuar një eksperiencë të re. 24-vjeçari ka rigjetur formën e tij më të mirë, pas dështimit te Bayerni në vitin 2016. Pasi u përfol për një kalim te PSG, situata ka ndryshuar.

Lille ka pranuar ofertën prej 10 milionë euro nga skuadra kuqezi, të cilët në këtë pikë duhet të gjejnë një marrëveshje me portugezin. Madje, sipas gazetës 'Record' javën e ardhshme duhet të përcaktohet transferimi.

Me një njoftim zyrtar të shfaqur në rrjetet e tij sociale, Hakim Ziyech bëri të ditur se kishte marrë vendimin për të menaxhuar karrierën e tij profesionale i vetëm. Prej javësh po përflitet për një transferim të marokenit te Milan në formë huazimi. “Kam arritur në një pikë të jetës sime që mendoj se është koha e duhur. Unë dua që negociatat dhe vendimet për karrierën time të merren nga unë."

E.Ç (Dosja.al)

milan sanches ziyech

Sondazh

Poll