Sport

VIDEO/ Pas 17 vitesh, Pepe Reina rikthehet në 'shtëpi', firmos me Villarealin!

Pas periudhës së tij te Liverpool, për gardianin iberik pasuan Napoli, Bayern Munich, Milan, Aston Villa dhe së fundi te Lazio, ku më 30 qershor i përfundoi kontrata.

9 Korrik 2022, 07:56 Nga DOSJA

VIDEO/ Pas 17 vitesh, Pepe Reina rikthehet në 'shtëpi',

SPANJE - Villarreal njoftoi këtë të premte, nënshkrimin e një kontrate me Pepe Reinas. Portieri 39-vjeçar me përvojë rikthehet te klubi spanjol, pas 17 vitesh jashtë vendit të tij. 

Midis 2002 dhe 2005, lojtari i kombëtares spanjole bëri 151 ndeshje për klubin e Villarealit, më pas u largua për në Liverpool për 10 milionë euro.

Pas periudhës së tij në ‘Anfield’, për gardianin iberik pasuan Napoli, Bayern Munich, Milan, Aston Villa, Lazio, ku më 30 qershor i përfundoi kontrata me skuadrën romake.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll