Sport

Levy nuk e ka mbështetur Pochettinon apo Mourinhon, por Contes po i jep atë që do

Italiani e ka bindur presidentin Daniel Levy të heqë dorë nga praktikat e mëparshme, por të godasë shpejt dhe me vendosmëri në tregun e transferimeve.

9 Korrik 2022, 08:47 Nga DOSJA

Levy nuk e ka mbështetur Pochettinon apo Mourinhon, por Contes po i jep

ANGLI - Faza e parë e ‘revolucionit’ të Antonio Contes te Tottenham rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm dhe faza e dytë ka bërë një fillim mbresëlënës. Italiani ka arritur të ketë katër nënshkrime të reja në bord, proces që ende nuk ka përfunduar.

Ndërkohë skuadra e Spurs do të fluturojë të shtunën drejt Koresë së Jugut, për dy ndeshje para-sezonale, pasi italiani e ka bindur presidentin Daniel Levy, të heqë dorë nga praktikat e mëparshme, por të godasë shpejt dhe me vendosmëri në tregun e transferimeve. 

Ivan Perisic dhe Fraser Forster vijnë me përvojë të fitimit të trofeve dhe performancës nën presion për klube të mëdha, siç bënë me Rodrigo Bentancur dhe Dejan Kulusevski, të nënshkruar nga Juventus në janar.

Perisic dhe Richarlison do të ofrojnë shkathtësi taktike, pasi të dy janë në gjendje të operojnë në role të ndryshme. Ndërsa me francezin Clement Lenglet, i cili u bashkua me huazim nga Barcelona të premten, Spurs janë të përgatitur të shtojnë tjetër qendërmbrojtës.

Në fakt, ka qenë një verë me sens të mirë për Tottenham. Një gjë e rrallë, me të vërtetë.  Antonio Conte, i cili e çoi klubin londinez përsëri në Champions League, duket e ka bindur ‘boss’-in e tij se procesi rekrutimi duhet të jetë në përputhje me vullnetin e njeriut që ndërton ekipin, duke nënkuptuar këtu trajnerin. Çfarëdo tjetër?

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll