Sport

Gareth Bale i rregullon ‘letrat’ për të luajtur, mbërrin në Los Angeles…

Uellsiani e zgjidhi problemin e vizës së punës dhe mund të debutojë në MLS

9 Korrik 2022, 07:09 Nga DOSJA
Gareth Bale i rregullon ‘letrat’ për të luajtur,

SHBA - Ylli në pritje i LAFC-së, Gareth Bale ka mbërritur në Los Anxhelos përpara ndeshjes të kësaj të premteje mbrëma, midis LAFC dhe LA Galaxy në stadiumin ‘Banc of California’. Sipas faqes zyrtare të MLS-së, nuk ka gjasa që Bale të luajë, pasi ai sapo ka zbarkuar në Shtetet e Bashkuara dhe nuk është stërvitur me shokët e tij të rinj.

Ylli uellsian tashmë ka autorizimin për të luajtur në kompeticion, por nuk është konfirmuar nëse do të paraqitet apo jo në ndeshjen e LAFC. Në rast se nuk e bën premierën këtë të premte, do të duhej të pritej deri të dielën e ardhshme, 17 korrik, kur LAFC do të vizitojë Nashville SC, në Tenesi.

Bale nënshkroi zyrtarisht në fund të qershorit, duke firmosur një kontratë 12-mujore deri në vitin 2023. Marrëveshja e 32-vjeçarit përfshin opsione deri në vitin 2024. Megjithatë, çështjet e lejeve të punësimit e vonuan ardhjen e tij më shumë se sa pritej.

Bale, i cili e ndihmoi Uellsin të kualifikohej për Kupën e Botës së parë pas 64 vitesh, do të ketë një rol kryesor në ekipin e tij të ri dhe do të jetë një nga yjet dhe atraksionet më të mëdha të kompeticionit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll