Sport

Adnan Januzaj, shqiptari i natyralizuar si belg, mund të përfundojë në Arabinë Saudite

Mesfushori sulmues i Real Sociedadit po negocion me Al-Nassr-in e Rudi Garcías, sipas gazetarit Rudy Galleti

9 Korrik 2022, 11:47 Nga DOSJA
Adnan Januzaj, shqiptari i natyralizuar si belg, mund të

SPANJE - Belgu me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj mund ta gjejë destinacionin e radhës në Arabinë Saudite. Mesfushori sulmues është ende pa skuadër, pasi Real Sociedad e ka njoftuar një muaj e gjysmë më parë, se nuk po rinovon kontratën, pavarësisht marrëveshjes verbale të arritur prej tre sezonesh. 

Sipas gazetarit Rudy Galleti, futbollisti nga Brukseli është në negociata me Al-Nassr, një ekip nga Arabia Saudite, që të mund të nënshkruajë si lojtar i lirë. Ai shton se është një kërkesë eksplicite e trajnerit të tij të ri, francezit Rudi García. Dy skuadrat e tjera, Sevilla dhe West Ham, kanë treguar interes për Januzajn, që mund të përfundojë në Lindjen e Mesme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll