Sport

VD/ Sot dita e Pogbas: një pritje mbretërore në ‘J Medical’, pastaj nënshkrimi...

Është dita e madhe e Paul, pas një nate në Torino, ai mbërriti në Continassa për të kryer ritualet e zakonshme të vizitave përpara se të takohej me menaxhmentin

9 Korrik 2022, 11:14 Nga DOSJA

VD/ Sot dita e Pogbas: një pritje mbretërore në ‘J

ITALI - Ardhja e Paul Pogba në ‘J Medical’ për ekzaminime mjekësore hap ditën që do të çojë në shpalljen e zyrtarizimit të marrëdhënies me mesfushorin francez.

Mbi një mijë tifozë (disa tashmë të pranishëm në agim) ishin për të mirëpritur Pogba në ‘J Medical’, duke shpresuar të rrëmbejnë një autograf ose një selfie me mesfushorin francez. Rikthimi i ‘Oktapodit’, pas periudhës në mes viteve 2012 dhe 2016, ka ngjallur entuziazëm të madh në të gjithë ambientin e Juventusit.

Paul ka preferuar të rikthehet në ‘shtëpi’, duke refuzuar oferta të tjera më të pasura pune (mbi të gjitha atë të PSG-së). Dhe tani ai është gati të përjetojë të gjitha emocionet e ditës së tij të parë (bis) te Juventusi.

Sot, janë planifikuar ekzaminimet mjekësore në ‘J Medical’, më pas do të vijë nënshkrimi i kontratës që do ta lidhë atë me klubin e Juventusit për katër vitet e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll