Aktualitet

‘Shqiponja e Zezë’/ Trafikuan 200 kg kokainë nga Holanda, shkatërrohet banda shqiptare, arrestohen 17 persona

1 Gusht 2019, 08:53 Nga DOSJA
‘Shqiponja e Zezë’/ Trafikuan 200 kg kokainë nga Holanda,

ITALI– Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të lëndëve narkotike. 17 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni të zhvilluar në Romë.

Operacioni në fjalë ishte koduar “Shqiponja e Zezë” dhe gjatë finalizimit përveç të arrestuarve janë sekuestruar edhe 200 kilogramë kokainë dhe disa armë zjarri.

Banda shqiptare e trafikut të drogës dyshohet se shpërndante kokainë në sheshet kryesore të Romës.

Kokaina mbërrinte nga Hollanda dhe shitej në Romë: bazat e forta të tregëtimit ishin në San Basilio dhe Tor Bella Monaca. 

Ndërkohë emrat e shqiptarëve të arrestuar nuk janë bërë ende të ditur nga mediat italiane.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali shkaterrohet banda shqiptare itali shkaterrohet banda shqiptare

Sondazh

Poll