Aktualitet

E lanë në spital dhe u zhdukën. 50-vjeçari shqiptari prej një jave rëndë, mister se si u plagos

1 Gusht 2019, 08:37 Nga DOSJA
E lanë në spital dhe u zhdukën. 50-vjeçari shqiptari prej

ITALI– Një 50-vjeçar shqiptar ndodhet në urgjencën e spitalit Magenta që prej javës së shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Sipas mediave italiane, efektivët kanë identifikuar personin që e shoqëronte, që e la në spital dhe iku. Por hedhin poshtë çdo lloj teze se kemi të bëjmë me një incident keqdashës. 

Sipas Policisë, me shumë gjasa 50-vjeçari është plagosur gjatë një aksidenti në punë, dinamika e të cilit ende nuk është sqaruar.

Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar dinamikën e ngjarjes, e cila ndodhi në Boffalora, pranë Ticino-s, zonë ku jeton shqiptari.

Mediat shkruajnë se akoma nuk është kuptuar pse nuk u lajmërua salla operative, e cila do të kishte dërguar ambulancë në vendin e ngjarjes, ku do t’i jepte edhe ndihmën e parë të aksidentuarit.

Pas ekzaminimit të mjekëve, shqiptari u transferua në repartin e Neurokirurgjisë në Legnano, por prognoza e tij mbahet akoma e fshehtë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet shqiptari ne itali itali aksidentohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll