Politike

7 korriku/ Berisha: Rama armiku im, beteja vazhdon. Meta e mbështet, Balla: E organizuar keq

Berisha tha gjithashtu se për çdo politikan që në 30 vitet e fundit ka mbajtur postin e kryeministrit dhe jo vetëm, të hyjë në fuqi ligji që i ndëshkon për çdo vjedhje vote.

8 Korrik 2022, 15:22 Nga DOSJA
7 korriku/ Berisha: Rama armiku im, beteja vazhdon. Meta e mbështet, Balla:
Taulant Balla, Ilir Meta dhe Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar tubim nuklear nga misionarët e Shqipërisë, protestën e 7 korrikut që mblodhi mijëra qytetarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se Partia Demokratike dje ishte më bashkuar se kurrë. I pyetur për mosprezencën e ish-kreut të PD, Lulzim Bsha, Berisha tha se qëllimi i këshillës së tij për të, ishte që Basha të mos bëhej lajm për marrjen pjesë në protestë. Berisha e konsideroi sërish armik kryeministrin Edi Rama dhe tha se nuk do të ndalej deri në largimin e tij nga pushteti. Berisha konfirmoi se do të vazhdojnë protestat kundër qeverisë, por nuk dha datë për tubimin e radhës. Ai tha gjithashtu se për çdo politikan që në 30 vitet e fundit ka mbajtur postin e kryeministrit dhe jo vetëm, të hyjë në fuqi ligji që i ndëshkon për çdo vjedhje vote.

Protestën e 7 korrikut e mbështeti dhe Presidenti Ilir Meta. Në një postim në Facebook, Meta shkruante se protesta e djeshme ishte një manifestim paqësor i organizuar nga opozita dhe aktivistët e shoqërisë civile shqiptare. Kreu i Shtetit përshëndeti gjithashtu qëndrimin e vendosur të opozitës shqiptare në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe të forcimit të bashkëpunimit rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. Ndërsa Partia Socialiste e konsideron të organizuar keq. Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se vetë është organizator i aktiviteteve të mëdha dhe se ajo e 7 korrikut, kishte mangësi.

Partia Demokratike zhvilloi ditën e djeshme një protestë masive në Tiranë. Mijëra qytetarë mbushën bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protesta nisi në orën 19:00 dhe u mbyll në orën 21:00 me fjalën e vetë kryedemokratit Sali Berisha. Ky i fundit e shpalli armik kryeministrin Edi Rama dhe u betua mbi flamurin kuqezi se nuk do t’ia falte pushtetin dhe votat e vjedhura nga shqiptarët.

protesta e pd 7 korrik 2022 sali berisha ilir meta taulant balla

Sondazh

Poll