Politike

Këshilli i Mandateve/ Xhaçka dërgon avokatit, Çefligu: S’ka kushte për kushtetuese (Debatet)

Çefligu tha se Kuvendi duhet ta dërgojë çështjen në Gjykatë Kushtetuese, vetëm nëse deputeti ka ushtruar veprimtari përfituese vetë, dhe jo përmes familjarëve të tij.

8 Korrik 2022, 14:48 Nga F.M
Këshilli i Mandateve/ Xhaçka dërgon avokatit, Çefligu:
Këshilli i mandateve

TIRANË- Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur sërish ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Demokratët e akuzojnë Xhaçkën se ka konflikt interesi pasi bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik.

Por, në mbledhje s’ka qenë e pranishme vetë Xhaçka. Ajo është përfaqësuar nga Genc Çefligu, i cili tha se Kuvendi duhet ta dërgojë çështjen në Gjykatë Kushtetuese, vetëm nëse deputeti ka ushtruar veprimtari përfituese vetë, dhe jo përmes familjarëve të tij.

Avokati citoi pikën 2 të nenit 70 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe tha se duke qenë se vetë deputeti nuk ka përfituar asgjë, por ka qenë bashkëshorti përfituesi, nuk dërgohet dot në Kushtetuese. Por, kjo gjë hapi debat në mbledhje pasi demokrati Gazment Bardhi këmbënguli. Ai debatoi me kryetaren e këshillit të mandateve, Lindita Nikolla, por kjo e fundit i tha se nëse nuk donte të vijonte me mbledhjen, mund të dilte edhe jashtë.

Pse akuzohet ministrja?

Bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi do të ndërtojë përmes një kompanie të tretë, një resort turistikm në Dhërmi, pasi është shpallur edhe "investitor strategjik" nga qeveria Rama. Në skemën e dyshuar si klienteliste, kunata e ministres Xhaçka, Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës mori pronën në fjalë në përdorim në bregdet përmes një kompanie e cila u ngrit dhe u asistua nga administrata e kompanisë së Gaçit. Paralelisht Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Por ministrja thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj është një "emigrant ëndërrimtar".

genc cefligu keshilli i mandateve 8 korrik 2022 olta xhacka në maqedoni

Sondazh

Poll