Politike

VD-Berisha: PD është gati për zgjedhje të parakoshme, monizmi do rrëzohet

Berisha tha se PD do e rrëzojë monizmin, siç e konsideron ai qeverisjen nga kryeministrit Edi Rama.

8 Korrik 2022, 12:35 Nga F.M
VD-Berisha: PD është gati për zgjedhje të parakoshme,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike është gati për zgjedhje të parakohshme. Në konferencën e përjashtme me demokratët, Berisha tha se PD do e rrëzojë monizmin, siç e konsideron ai qeverisjen nga kryeministrit Edi Rama.

"Çfarë bëri para një jave, para jush, para të gjithë shqiptarëve, hoqi votimin në Partinë Socialiste. Riktheu dhe njëherë atë që bënte Enver Hoxha me kryetarët e degëve të punës. Imagjinoni kur e bën këtë gjë, se çfarë mendimi ka për votën. Ky duhet të ikë,"- tha Berisha. 

A është gati për zgjedhje të parakoshme PD

Sali Berisha: Mendoj se po, mendoj se tubimi misionar i djeshëm dëshmoi se ku ndodhet Partia Demokratike me veten e saj. Ishte në protest. Ka individë që preferojnë të çojnë dolli me Edi Ramën apo të mbajnë flamurine pseudo-opozitës. Por, siç e shpreha, largimi i Edi Ramës nga pushteti është objektivi i kësaj lëvizjeje. Nuk është çështje pushteti në këtë rast. Themelore është përmbysja e monizmit, i vjedhjeve të tmerrshme dhe mbulimit që u bën SKAP-i e prokuroria, çdo ditë e më shumë ne marrim informacione për mënyrën se si mbyllën aferat e Erion Veliajt e Damian Gjiknurit. Në Butrint del xhaxhai i Damianit, me 30 milionë euro del Thanasi i Damianit, këto nuk janë rastësi, janë plane për plaçkitje.

sali berisha

Sondazh

Poll