Politike

VD-Dje e shpalli armik, Berisha: Po nuk iku do ta heqim me çdo çmim, kurrë s’do prekë më votën e shqiptarëve

Berisha tha se ai nuk do të vjedhë më kurrë votat e shqiptarëve.

8 Korrik 2022, 12:27 Nga F.M
VD-Dje e shpalli armik, Berisha: Po nuk iku do ta heqim me çdo
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruyar se do ta rrëzojë kryeministrin Edi Rama me çdo kusht. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se ai nuk do të vjedhë më kurrë votat e shqiptarëve.

Pyetje: Si do ta rrëzoni Edi Ramën, vetëm me deklarata apo do të ketë përshkallëzim sepse kemi parë që me protesta nuk ikën asnjë kryeministër?

Sali Berisha: Në fakt, por nuk iku do ta heqim, meqë e shtrove çështjen kam këtë koment, dje e kam deklaruar armik dhe sigurisht mund të ketë pasur dhe mund të ketë njerëz që mendojnë se kjo ishte e rëndë, unë e deklarova armik me bindjen më të thellë të ndërgjegjies time për dy arsye, e para për monizmin që vendosi, atë e rrëzuam në vitet 90, e kishin etërit e Ramës, por e ktheu Rama në vitet ’21-’22. E ktheu duke rrëmbyer votën e shqiptarëve. Për mua vota është thelbi i lirisë, duke marrë vota me patronazhistët. Rrëmbeu vota me gjak, në votat e Ballës është gjaku i Pjerin Xhuvanit. Kurrë nuk do ta prekë më votën e shqiptarëve. me çdo çmim.

sali berisha

Sondazh

Poll