Politike

Mandati i Xhaçkës/ Mblidhet Këshilli për Imunitetin e Rregulloren, ministrja e Jashtme del para deputetëve

PD e akuzon Xhaçkën se është në konflikt interesi duke qenë se bashkëshorti i saj Artan Gaçi është shpallur investitor strategjik. 

8 Korrik 2022, 09:35 Nga F.M
Mandati i Xhaçkës/ Mblidhet Këshilli për Imunitetin e
Olta Xhaçka

TIRANË- Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet sot në Kryesinë e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike për të hequr mandatin e deputetes Olta Xhaçka. PD e akuzon Xhaçkën se është në konflikt interesi duke qenë se bashkëshorti i saj Artan Gaçi është shpallur investitor strategjik. 

Njoftim për media: 

Të nderuar kolegë, Sot, ditën e premte, datë 08.07.2022, ora 13:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në Kryesinë e Kuvendit, salla “Pjetër Arbnori”, me këtë rend dite:
Vijimi i mbledhjes për mocionin e 1/10 të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka”, me dëgjesën e deputetes Olta Xhaçka në lidhje me mocionin e paraqitur. (Urdhër nr. 62, datë 06.07.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla). Mbledhja do të transmetohet live në faqen ëEB dhe FB të Kuvendit. Operatorët mund të ndjekin fillimin e mbledhjes për plane, ndërsa gazetarët mund të ndjekin mbledhjen gjatë gjithë kohës. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetutese të mandatit të deputetes Olta Xhacka për shkak se sipas tyre, ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.

Pse akuzohet ministrja?

Bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi do të ndërtojë përmes një kompanie të tretë, një resort turistikm në Dhërmi, pasi është shpallur edhe "investitor strategjik" nga qeveria Rama. Në skemën e dyshuar si klienteliste, kunata e ministres Xhaçka, Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës mori pronën në fjalë në përdorim në bregdet përmes një kompanie e cila u ngrit dhe u asistua nga administrata e kompanisë së Gaçit. Paralelisht Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Por ministrja thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj është një "emigrant ëndërrimtar".

olta xhack keshilli i mandateve 8 korrik 2022

Sondazh

Poll