Politike

Deputetja Koti: Rama frikë nga Berisha, vepruam si një i vetmi

Koti tha se Edi Rama ka frikë nga kreu i PD Sali Berisha pasi ky i fundit fjalën që e jep e mbanë.

7 Korrik 2022, 23:24 Nga I.A
Deputetja Koti: Rama frikë nga Berisha, vepruam si një i vetmi
Serina Koti

TIRANË- Deputetja demokrate Serina Koti, pasi mbylljes së protestës para Kryeministrisë, u shpreh se protesta e sotme dha  një mesazh se grupi parlamentar ka filluar të veproj si një i tërë. Në një intervistë për emisionin “Drejt” në Ora News, Koti tha se Edi Rama ka frikë nga kreu i PD Sali Berisha pasi ky i fundit fjalën që e jep e mbanë.

"Mua më vjen shumë mirë se sot kam parë kolegë të grupit parlamentar të cilët kishin kohë që nuk ishin të vendosur se në cilin krahë  ishin. Shpresoj se jemi drejt grupit parlamentar dhe drejt bashkimit. Sot ishte një mesazh që grupi parlamentar ka filluar të veproj si një i tërë. Kjo është shenjë e mirë që tregon se pavarësisht sherreve dhe debateve të brendshme, ne jemi prapë këtu ku jemi. Ne besojmë te vota e të liria. Të gjithë e dinë mirë se Berisha kur e jep fjalën e çon deri në fund. Kjo është trembja e parë e Edi Ramës. Kam parë momente aggressive në momentin që është zgjedhur kreu i PD-së," tha Koti.

serina koti protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll