Politike

ME VIDEO/ PD nxjerr pamjet e protestës me dron

Në videon, e cila zgjat disa minuta, janë montuar momentet më kulminante të protestës, duke përfshirë edhe pamjet nga lart që tregojnë sheshin që është mbushur plot me qytetarë.

7 Korrik 2022, 23:00 Nga k.m.
ME VIDEO/ PD nxjerr pamjet e protestës me dron
Pamje nga protesta

TIRANË-  Partia Demokratike ka publikuar pamjet me dron nga protesta e sotme (7 korrik), e cila u zhvillua para Kryeministrisë. Në videon, e cila zgjat disa minuta, janë montuar momentet më kulminante të protestës, duke përfshirë edhe pamjet nga lart që tregojnë sheshin që është mbushur plot me qytetarë.


Ndërkohë që nuk kanë munguar as pjesë nga fjalimi i kryedemokratit Sali Berisha, i cili shoqërohet gjatë gjithë kohën me himnin e protestës së sotme, "Një hap përpara", të kënduar nga Renis Gjoka dhe Big Basta. Por ky i fundit mungoi sot, për shkak se prej vitesh jeton në Zelandën e Re. Megjithatë me zërin e tij ka qenë pjesë e protestës. 

protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll