Politike

Amnistria fiskale, Fevziu i pakënaqur: Më mirë mos ta kisha deklaruar rrogën 10 vjet. Ata taksohen 7%, ne 23

Blendi Fevziu tha se ai dhe të tjerët kanë paguar 23% të pagës së tyre si taksa. Ndërsa emigrantët do të paguajnë 7%.

7 Korrik 2022, 21:56 Nga k.m.
Amnistria fiskale, Fevziu i pakënaqur: Më mirë mos ta kisha
Blendi Fevziu

TIRANË- Moderatori Blendi Fevziu është shfaqur i pakënaqur me kushtet e amnistisë fiskale për të gjithë emigrantët. Gjatë emisionit të tij "Opinion", Fevziu tha se ai dhe të tjerët kanë paguar 23% të pagës së tyre si taksa. Ndërsa emigrantët do të paguajnë 7%.

"Jo se këtë do ta them. Do na kishte rënë më mirë secilit prej nesh këtu mos ta kishim deklaruar rrogën 10 vjet. Tani shkonim në amnisti fisale me 7%. Ne kemi paguar me 23%. Kjo pastaj është...Jo le t'ua marri, le t'ua amnistojë, por t'ua taksojë sa gjithë të tjerëve,"-tha Blendi Fevziu.

Amnistia Fiskale është deklaruar nga qeveria si mundësia për të legalizuar paratë e të gjithë emigrantëve shqiptarë. Pasi u refuzua dhe u kundërshtua publikisht herën e parë që u propozua, u rikthye edhe njëherë me Këshillimin Kombëtar. Sipas projektligjit që ëshët prezantuar deri më tani, shteti u jep mundësinë emigrantëve që të legalizojnë deri në dy milionë euro.

Në rastet kur subjektet deklaruese duan t’i transferojnë shumat e deklaruara jashtë vendit para këtij afati, ndaj tyre parashikohet penalitet në masën 30% të shumës së transferuar. Nëse subjektet vendosin t’i investojnë pasuritë e deklaruara në tituj shtetëror, bono thesari apo obligacioni jo më të vogla se 2-vjeçare, Banka e Shqipërisë do të mbajë një tatim prej 5% të shumë totale për investimet e bëra në 4-mujorin e parë prej hyrjes në fuqi të ligjit dhe 7% pas kësaj periudhe kohore.

Projektligji parashikon në mënyrë jo shumë bindëse se politikanët dhe familjarët e tyre të afërt nuk do të mund të përfitojnë, por në kushtet e “familjarëve të afërt” kanë vendosur kriterin e gjendjes civile “në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.” Shqipëria konsiderohet si një vend me rrezik të lartë për pastrimin e parave dhe me mekanizma të dobëta ligjzbatuese për identifikimin, hetimin dhe sekuestrimin e parave të pista.

blendi fevziu amnistia fiskale

Sondazh

Poll