Politike

'Do na shkosh ti në burg më duket'/ Salianji: Po u vendos, do iki! Do zbatoj ç'do vendimmarrje

Ervin Salianji tha se do të pranojë çdo lloj vendimarrje nga ana e gjykatës dhe nuk do t’i ikë asnjë vendimi, qoftë ky edhe për burgosjen e tij.

7 Korrik 2022, 22:25 Nga k.m.
'Do na shkosh ti në burg më duket'/ Salianji: Po u vendos,
Blendi Fevziu dhe Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji deklaroi se do të shkojë edhe në burg për të vuajtur dënimin e tij nëse shpallet fajtor për dosjen "Babale". Sot, në emisionin “Opinion”, Salianji tha se do të pranojë çdo lloj vendimarrje nga ana e gjykatës dhe nuk do t’i ikë asnjë vendimi, qoftë ky edhe për burgosjen e tij. Duke shtuar se do ta cilësojë si një dekoratë për punën e tij.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:

Fevziu: Kemi gjithë këto ditë që presim ndonjë gjë nga fronti i inceneratorëve, por do na shkosh ti në burg më duket.

Salianji: Ka një gjë që është situatë e njohur për publikun. Shoqëria ka investuar tek një reformë në drejtësi. Unë kam bërë denoncim si sekretar që i ka sjellë shoqërisë një benefit. Një njeri i dënuar shkoi dhe hyri në burg. është denoncim publik, është çështje e lirisë së fjalës. Kemi dy standarte, akuza ime të bësh inskenim duhet që t'i njohësh njerëzit. Unë kam gjetur si jepen para, ish-drejtori i Policisë së Fierit i jep para një llumi. Unë nuk i njoh ata. Nëse unë si deputet i PD kam thënë 300 mijë euro për atë çështje, nuk duhet që të isha këtu. Kjo çështje nuk ka ku të kapet. Në këtë vend njerëzit kanë sakrifikuar edhe më shumë. Do shkoj në burg dhe do e quaj medalje më shumë. Do e çoj edhe tek Gjykatat ndërkombëtare. Nuk është çështje fare. Unë po them atë që kam si detyrim në komunikim me publikun. Nuk ka diskutim që do e zbatoj ç'do lloj vendimmarrje. Nëse ka çmenduri kur unë bëj denoncim do të bëj atë që thoni.

ervin salianji dosja babale

Sondazh

Poll