Politike

PROTESTA/ "Dorëzohet" Baton Haxhiu: Berishën s'e kam qejf, por sot i jap dorën

Baton Haxhiu tha se sot i jep dorën kryedemokratit Sali Berisha, që edhe pse me të gjithë kundër mundi që të organizonte një tubim me përmasa të tilla. 

7 Korrik 2022, 21:43 Nga k.m.

 

PROTESTA/ "Dorëzohet" Baton Haxhiu: Berishën s'e kam
Baton Haxhiu

 

TIRANË- Analisti Baton Haxhiu ka pranuar se protesta e sotme e opozitës dhe e Partisë Demokratike ishte e suksesshme. Në fjalën e tij, gjatë emisionit "Opinion", Haxhiu tha se sot i jep dorën kryedemokratit Sali Berisha, që edhe pse me të gjithë kundër mundi që të organizonte një tubim me përmasa të tilla. 

"Një fjalë e kam, ia jap dorën. Nuk e prisja këtë pjesëmarrje. Kam kohë që nuk e pëlqej si politikan, ka kohë që është person i gabuar, por sot i jap dorën. Vështirë që dikush mund të organizojë tubime të tilla. Ai ka "non gratën", fjalimet e ambasadës, gjithë njerëzit përreth. Të bëjë një gjë të tillë... S'kam çfarë them. Sot njeriu që politikisht nuk e dua, por ia jap dorën për këtë që ka bërë sot,"-tha Baton Haxhiu.

Berisha dhe Baton Haxhiu nuk janë në termat më të mira, pasi shpeshherë numri një i PD i referohet si "agjent serb" dhe me nofkën e tij për të, Baton Stanishiqi, krahasim me Jovica Stanishiq, ish-shefi i Sigurimit Sekret serb. 

baton haxhiu

Sondazh

Poll