Politike

Protesta e PD, Tomor Alizoti: Isha atje, në krye të qarkut Berat

Tomor Alizoti tha se ishte në krye të qytetarëve nga Berati, si përfaqësues i tyre në Kuvend.

7 Korrik 2022, 21:37 Nga k.m.
Protesta e PD, Tomor Alizoti: Isha atje, në krye të qarkut Berat
Tomor Alizoti

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka pranuar se sot ka qenë në tubimin e organizuar nga Sali Berisha. Në një prononcim për emisionin "Opinion", Alizoti tha se ishte në krye të qytetarëve nga Berati, si përfaqësues i tyre në Kuvend.

"Jam prezent, bashkë me qarkun. Jam në krye të tyre,"-tha ai në fjalën e tij.

Alizoti është një nga ata deputetë të Partisë Demokratike që nuk e ka shprehur pozicionimin e tij, as pro Bashës dhe as Berishës. Madje ka marrë pjesë në Kuvendet e organizuar nga të dy, por ashtu siç e kishte paralajmëruar sot nuk mungoi në tubim.

tomor alizoti protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll