Politike

Protesta, Salianji: U emocionova, nuk e prisja këtë pjesëmarrje! Kishte reagim kundër Ramës

Ervin Salianji tha se ishte emocionuar nga pjesëmarrja e sotme.

7 Korrik 2022, 22:13 Nga k.m.

Protesta, Salianji: U emocionova, nuk e prisja këtë pjesëmarrje!

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar protestën e sotme të organizuar nga PD dhe Sali Berisha. I ftuar në një lidhje "live" me emisionin "Opinion", Salianji tha se ishte emocionuar nga pjesëmarrja e sotme. Po ashtu, shtoi se organizimi nuk ishte në maksimum nga PD-ja, çka për të do të thotë që reagimi ishte i qytetarëve kundër kryeministrit Edi Rama.

BISEDA NË STUDIO:

Salianji: Isha në protestë, por edhe në organizim me elektoratin në zonë. është detyra e çdo opozitari për të nxjerrë në shesh njerëz kur ka arrogancë nga qeveria. Rama sillet si monark, sikur nuk ka opozitën përballë. Reagimi për mua ishte surprizues, nuk e prisja. Kishte njerëz që nuk ka pasur persona me funksion drejtues, kishte reagim. Për mua ishte surpizueze. Jam i emocionuar nga ajo që pashë aty. Kam qenë sekretar për aksionin qytetar, nuk ka pasur një organizim si më parë, edhe furgona e autobusa. Edhe sjellja nga rrethet ka qenë më pak se herët e tjera. Ka pasur një reagim qytetar. Ka një mospërballim të jetesës.

Fevziu: Duket se ka pasur mungesa në emra e grupit parlamentar.

Salianji: Kam qenë një prej zërave që kanë bërë betejë publike që Sali Berisha mos të merrte PD. Kam menduar që duhet mbajtur një qëndrim i caktuar. Një PD nuk fiton dot pa ata që ishin në shesh. Nuk i heq njerëzit vendimi i Gjykatës. Kemi qenë më të votuarit në 25 prill, por kemi pasur kundër mosbesuesshmërinë e liderit. Sot e ka përzgjedhur edhe Edi Rama liderin e PD sot nga goditjet që bëjnë. Duke thënë unë nuk e njoh këtë. Njerëzit po thonë shyqyr që nuk e njeh këtë. Dhe i besojnë. Mu duk sikur këtë herë kishte më shumë pjesëmarrje nga Tirana. Nuk e mbush dot me rrethet në përgjegjësi. Kishte një pjesëmarrje. Kishin frikë nga "non grata" më shumë se vapa dhe rithimin e një personazhi në politikë.

ervin salianji protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll