Politike

Aksioni i opozitës, Salianji: Rama i vështirë të mundet, na duhet nxitje e nervit qytetar. Po vjen edhe Meta

Ervin Salianji tha se ka qenë kundër ardhjes së Berishës në krye të PD, por deklaroi ai është një realitet politik dhe duhet pranuar.

7 Korrik 2022, 22:37 Nga k.m.
Aksioni i opozitës, Salianji: Rama i vështirë të mundet, na
Blendi Fevziu dhe Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji komentoi shanset e PD-së për të rrëzuar nga pushteti kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Opinon", Salianji tha se ka qenë kundër ardhjes së Berishës në krye të PD, por deklaroi ai është një realitet politik dhe duhet pranuar. Madje shtoi se me rikthimin e Ilir Metës në opozitë, do të jenë një zë më i fortë. Po ashtu, nuk e kurseu ironinë edhe ndaj ish-kryedemokratit Lulzim Basha.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:

Salianji: Ka një ngërç të madh, PD duhet të kalojë shumë, nuk ka një grup, do kalojë zgjedhjet lokale, problemi i non gratës. I tejkalon dot PD këto 4 pika. Së pari, konfigurimi i opozitës do të jetë ndryshe edhe pas konfigurimit të Ilir Metës. Ka një konfigurim të ri opozita. Pas 25 prillit, opozita nuk ngjallte dot me nervin as të mbështetësve të vetë. Me të njëjtin lider dhe pa pasur ndryshime do të dojë kohë të tejkalohet. Koha tejkalohet nëse në shtator, tetor të nxirren kandidatët si kryetar bashkie. Nëse ka një ngërç të brendshëm por nuk nxjerr kandidatë dhe nuk del në terren, ç'ndarje ka pastaj? Më pëlqen, nuk më pëlqen, duhet punuar. Këtu diskutohet për vjedhje, vrasje, inceneratorë, për rrugë. Por lajmi kryesor ësht që unë shkoj në gjyq për denoncime. Duhet zgjidhje dhe duhet ulur dhe të kërkohet çfarë duam. Të ulemi se jemi ulur me dhe Ramën. Ke parë që mos të ulen anëtarët e një partie. Ta thonë me emër, me Berishën nuk fitojmë dot. Por të rrimë dhe të themi që nuk ekziston kjo që pamë sot, nuk fitohet kjo.

A rikthehet PD në pushtet?

Salianji: Ka rëndësi pakënaqësia ndaj qeverisë. Kam parë sondazhe si nisi ndalimi i rritjes së PD në zgjedhje kur Rama doli e tha Luli është çun i mirë. Në atë moment, ra PD në sondazhe. Problemi ku duhet të gjejë zgjidhje, është marrëdhënia me PD, po të isha aq i mençur do e kisha gjetur zgjidhjen. Po them që është problem. Berisha është aktiv pavarësisht moshës, ka takime. Kontrast me çka ndodhur më para. Ka më shumë reagim, duket që opozita ka më shumë forcë. Mirë që tallet Rama, tallen edhe ata që nuk i njohin as të shtëpisë.

Do ketë protesta në vjeshtë?

Salianji: Nuk di ta them. Unë nuk kam marrë pjesë në mbledhjet e strukturës. Por mendimi im është që duhet të ketë protesta të vazhdueshme. Duhet mbajtur ritmi për të thënë që qytetarët reagojnë. Krijohet një lloj orteku për ta çuar në çdo nivel. Ka shumë taktika. Nuk bie qeveria me dhunë, me molotov, bie duke krijuar këtë lloj besueshmërie. Nxitje të nervit qytetar. është e vështirë që Rama të mundet.

ervin salianji

Sondazh

Poll